Zgjedhje lokale në Bregun Perëndimor

Palestinezët që jetojnë nën pushtimin izraelit në Bregun Perëndimor dolën të shtunën në zgjedhjet lokale, të cilat u bojkotuan nga disa organizata palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Votimi nisi në ora 07:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve afro 1.143.000 palestinezë kanë të drejtë vote për 145 përfaqësues në këshillat vendorë.

Në shkurt të këtij viti, qeveria në Ramallah ka miratuar një vendim për të mbajtur zgjedhje lokale në Bregun Perëndimor, ndërsa janë prolonguar në Rripin e bllokuar të Gazës.

Zgjedhjet bojkotohen nga organizata palestineze Hamas e cila thotë se para mbajtjes së zgjedhjeve duhej të arrihet pajtimi palestinez.

Organizata Xhihadi Islamik Palestinez dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) gjithashtu kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne