Zgjedhje presidenciale në Pakistan

Sot në Pakistan mbahen zgjedhjet presidenciale indirekte, ku për kreun e shtetit garojnë tre kandidatë.

Deputetët e Parlamentit kombëtar zgjedhin presidentin e 13-të të Pakistanit me një mandat 5 vjeçar.

Televizioni shtetëror PTV raporton se deputetën në parlament filluan të votojnë sot në ora 10:00 sipas kohës lokale ndërsa kutitë e votimit do të hapen në ora 16:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale në Pakistan kanë deputetët e të dyja dhomave të parlamentit, Senati i Asamblesë Kombëtare si dhe deputetët e katër kuvendeve rajonale.

Kandidati i partisë në pushtet të Pakistanit është, Tehreek-e-Insaf me partnerin e tij të koalicionit Arif Alvi, kurse oponenti i tij më i madh është Aitazaz Ahsan, kandidati i partisë më të fuqishme opozitare Popullore të Pakistanit. Kandidati i përbashkët i partive tjera opozitare është Maulana Fazlu Rehman, udhëheqësi i Partisë Muttahiada Majlis-e-Amal.

Opozita e Pakistanit nuk arriti marrëveshje për nominimin e një kandidati të përbashkët edhe pse bisedimet janë zhvilluar edhe një ditë para zgjedhjeve.

Opsioni në pushtet është i bindur në fitoren e kandidatit Alvi.

Mandati i presidentit aktual të Pakistanit, Mamnoon Hussain skadon më 9 shtator.

Funksioni i presidentit të Pakistanit ka një karakter të kufizuar që njihet si kreu i shteti dhe simbol i federatës Pakistaneze. Presidenti njëherësh është edhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Pakistanit ndërsa autorizimet i shfrytëzon vetëm me rekomandim të kryeministrit të vendit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne