Zgjedhje të reja/ Partia Socialiste bëhet gati, Balla: Objektivi ynë për këto zgjedhje…

Partia Socialiste do të bëjë zgjedhje të brendshme në të gjithë vendin, teksa nga Elbasani ka folur Taulant Balla.

Ai është shprehur se ky proçes zgjedhjesh do të përfundojë në janar.

Pjesë nga fjalimi i tij:

“Partia Socialiste po starton sot këtu në Elbasan zgjedhjet e veta të brendshme. Ky proces zgjedhjesh fillon sot në çdo organizatë dhe përfundon deri në fund-janarin e ardhshëm në Kongres. Objektivi ynë për këto zgjedhje të brendshme duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimit të organizimit dhe të hapjes së PS që kemi realizuar ndonjëherë në periudhat e mëparshme ne zgjedhjet tona të brendshme.

Kjo kërkon që të gjithë ne deputetët, por do të jenë edhe ministrat e Qeverisë, kryetarët e bashkive, si dhe të gjithë të zgjedhurit në këshillat bashkiakë do të shkojnë në çdo organizatë socialiste në të gjithë territorin e Elbasanit. Organizatat duhet të kenë mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ne, dhe në cdo njësi administrative të krijohet një procesi komunikimit e drejtpërdrejtë me njerëzit.

Duhet të ketë një debat konstruktiv në çdo organizatë me anëtarët e partisë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki. Forumet e Debatit Qytetar do të jenë një risi e këtij Procesi të ri komunikimi e ballafaqimi mes të zgjedhurve tanë dhe komuniteteve.

Zgjedhjet tona të brendshme që startojmë sot nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

Raporti i fundit i ODIHR-it për Zgjedhjet pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Kuadri ligjor ekzistues për zgjedhjet u mundësoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zhvillimi i Zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Detyra e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare tashmë është të vijojmë punën në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod të ri Elektoral”./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne