Zgjedhjet e 2017 në Dibër, ‘Dosja 184’ transferohet te SPAK

Dosja 184 e zgjedhjeve të vitit 2017 në Dibër do të hetohet përfundimisht nga SPAK.
Vitin e kaluar pati një ping- pong mes ish- Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Dibrës tashmë ajo do të jetë nën kompetencën e SPAK.

Në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë pas dy vitesh nga dosja. Pas përgjimeve të publikuara nga BilD.

Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës.

PD e akuzoi Arta Markun se po varroste dosjen 184 dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi kërkoi informacion zyrtar për dosjen 184 dhe transferimin e e saj tek SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kreu i SPAK, Arben Kraja nuk ka dhënë informacion nëse çështja është hedhur në short apo jo.

Por çfarë është dosja 184?

Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve vendore në Dibër.

Dy vite pas regjistrimit të kësaj dosjeje, në 2019 media gjermane Bild publikon përgjimet gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve në Dibër të 2017.

U publikuan biseda të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri si dhe Ulsi Manjës me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshi, por dhe lidhja e këtij të fundit me votuesit.

Në dosjen 184 po hetohen edhe zyrtarë të lartë të politikës./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne