“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konfirmim i kapacitetit demokratik”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka pritur kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Siç njofton Kabineti i presidentit Pendarovski, në takimin bashkëfolësit shkëmbyen mendime për gjendjen e përgjithshme në shtet dhe pritjet për vitin e ardhshëm.

“Presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit, Xhaferi në takimin biseduan edhe për aktivitetet e radhës në procesin e formimit dhe funksionimit të Qeverisë kalimtare, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjegjësisht për detyrimet e të dy institucioneve në këtë proces”, thuhet në njoftimin dhe theksohet:

“Presidenti i shtetit Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit, Xhaferi u pajtuan se kur presim rrumbullakimin e anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, konfirmim për kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut duhet të jetë zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020 në një atmosferë demokratike dhe korrekte”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne