Zgjedhjet e Stambollit, paravan mashtrues ndaj botës perëndimore!

nga Savash Veliu.

Vështrim analitik mbi aktualitetet politike të fundit Turk dhe Mesdheut të acaruar më keqazi se në dy Luftërat Botërore ku stacionon 200 anije luftarake dhe një numër të panjohur të nëndetëseve shtetrrethuese ndak Turqisë që do ta mbajnë ate largë ujërave të Mesdheut Lindor përplotë me gaz dhe petrol energjetik.

Analizat e fundit ofrojn pasqyren real politike për ata (ar)miqtë që iu gëzuan ‘‘humbjes formale (së koti)’’ të Stambollit që qe e ngritur mbi letrën Angleze të viteve të largëta 1918 e dërguar nga ministri jashtëm James Balfuor si rekomandim i drejtuar ambasadorit anglez në Stamboll ku thotë; ‘’Turqit filluan të argumentonin se kushtet e lirimit në marrëveshjen e ‘’Mondros’’ ishin në favor të tyre. Nuk duhet të lejojmë një përshtypje të tillë. Shtetasit tanë muslimanë në Egjipt dhe Indi duhet të kuptojnë se turqit janë të mposhtur përfundimisht. Kjo do të shkaktojë një goditje vdekjeprurëse për Pan-islamizmin e tyre’’!

Ky qe dhe vazhdon të jetë kuptimi dhe vlera e vendosur ndaj Stambollit që atëherë dhe sot. Ja një shekull e më shumë Perëndimorët punonin në Rënien e Stambollit në duart e nënkontraktorëve (bashkëpuntorve) të tyre të brendshëm që barazon rënien e Turqisë me rënien e thelbit të çeliktë e gjithë botës islame. Rënia e Turqisë do ishte zhdukja e shpresave të botës islame. Dmth, zgjedhjet në Stamboll nuk do ishinë vetëm zgjedhje të Turqisë por do ishte pika kthese që do t’ia përcaktonte edhe fatin e gjithë botës islame.

Duke e kuptuar rëndësinë e saj Turqia e veçanrisht Perëndimi i përforcuan mbikqyrjet e tyre mbi votimet e analuara në Stamboll. Kështu Bota Perëndimore shtoi kërcënimet ndaj turqisë se në rast se fiton AKP-ja zgjedhjet në Stamboll atëherë do ta trazoj nga brenda dhe nga jashtë me intervenim ushtarak derisa në anën tjetër Pushteti Turk vlerësoi se Stambolli më nuk është objektiv strategjik i Turqisë por objektiv grand strategjik i saj është Mesdheu Lindor që nga 2019. Çështja numër një e rendit të Turqisë do të ishte Mesdheu Lindor, se ajo më duhet të zgjohet dhe të flejë me Mesdheun Lindor e jo me Stambollin e shekullit të kaluar sepse edhe ashtu këshillat komunale të saja ende janë nën duartë e AKP-së.

Dhe kështu Turqia përgaditi ‘Marshall Planin’’ mashtrues gjojase do të bëj gjithçka të fitoj Stambollin duke ua koncetruar vëmendjen perëndimorëve me fuqitë mediale dhe ushtarake të demonstronin forcë të butë dhe forcë të ashpër ushtarake botërisht…, ndërkohë Turqia pas shpinës së tyre përcolli flotën ushtarake me anijet sondazhe për shpim-zbulim të gazit dhe petrolit përreth zonës së kontestuar të ishullit të Qipros e larguar prej aleancës amerikano-israelite duke ua lejuar votimet e Stambollit të kalojnë në favor të opozitës negativisht e befasuar nga fitorja e lehtë që shkoi huq dhe pa pompozitet për të trazuar Turqinë nga brenda dhe jashtë.

Ata këtë fitore të pasuksesit e përshpejtuan ta mbulojnë me servilin e emiratëve, israelit dhe egjiptit gjeneral Haftarin i ngritur në punëra më të mëdhaja se shtati i tij të mbledh në fund bishtin nën këmbë e të ik shkretëtirës nga kërcënimet e forcave turke. Ata detyruan regjimin e Asadit të gjuaj njësitët siguruese turke rrethë Idlibit dhe pas tij edhe një raket S-200 në territorin e qipros turke etj…etj… por më kot!

Turqia me Qipron turke veç kishte marrë masat e duhura bashkë. Më këtë plan të shumfishtë Turqia fitoi edhe Stambollin edhe primatin e parë në detin lindor të mesdheut i përjashtuar nga kulaçi i madh energjetik mesdhetar nga perëndimorët. Tani dy nga elementet kryesore të Turqisë do jenë shpallja e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE) dhe krijimi i një baze të madhe detaro-ajrore në Qipro që do kontrolloj çdo cep të Mesdheut. Marrja e masave para fillimit të rrethimit të Turqisë ishte parandalimin e parakohshëm kundër sulmit të mundshëm nga pala tjetër përballë zgjedhjeve në Stamboll.

Turqia pasi përfundoj suksesshëm operacionin me rëndësi të madhe gjeostrategjike detyroj në fund të kuptoj edhe SHBA se nuk mund të prishin marrëdhëniet e tyre me Turqinë për Greqinë apo Qipriotët grek… Kjo erdhi në shprehje në Kjoto gjatë takimit të G20 kur publikisht presidenti Trump pranoi se presidenti turk Erdogan është një lojtar i rrept dhe një strateg politik për lojra madhore duke përfunduar se Turqia është aleatja më e pandar amerikane në Mesdheun e përbashkët sot!

Përse?

Sepse Turqia është e patejkalueshme me strategjinë e saj të madhe në vitet e fundit që ka themeluar mbi Mesdheun Lindor. Pra, Turqia është tokësisht më e afërt për transfer të energjisë së detit lindor drejtë Evropës me drejtimin e saj të madh strategjik për 40-50 vitet e ardhshme. Depozitat e naftës, gazit natyror dhe hidrokarbureve, të vlerësuara me vlerë rreth 3 trilionë dollarë, tani janë një nga tre qendrat më të mëdha që bota është përqendruar. Ndërsa tre qendrat kryesore ku do të përqendrohen vendimet e ardhshme politike dhe ato grand strategjike janë: Deti i Kinës Jugore, Arktiku, Mesdheu Lindor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne