Zgjedhjet Europiane 2019, ja kush çfarë morri nga votimet historike

Partitë e angazhuara për forcimin e Bashkimit Evropian do të mbajnë dy të tretat e vendeve në parlamentin e BE, tregojnë parashikimet zyrtare nga zgjedhjet e bllokut. Ky rezultat vjen përballë kundërshtarëve të ekstremit të djathtë dhe nacionalistëve, që shënuan gjithashtu përfitime të mëdha.

Emmanuel Macron i Francës, i cili ka marrë flamurin për t’i bindur evropianët se BE është përgjigja ndaj sfidave të ekonomisë botërore të pasigurtë, mori goditje personale. Kjo pasi lëvizja e tij centriste doli e dyta, pas partisë së anti-imigracionit të udhëhequr nga Marine Le Pen, e cila ka qëndrime kundër Brukselit.

Në Gjermani, konservatorët e kancelares Angela Merkel humbën shtatë për qind krahasuar me pesë vjet më parë, pasi AfD-ja djathtiste doli me katër pikë më shumë, duke arritur të marrë 11% të vendeve.

Britania në anën tjetër, e cila votoi të enjten por nuk pati të drejtë t’i publikoj rezultatet para së dielës, mësohet t’i ketë dhënë hapësirë Brexit Partisë së Farage, duke reflektuar zhgënjimin për faktin se Britania është ende në BE, dy muaj pasi Brexit duhej të ndodhte.

Farage është i vendosur që eurodeputetët e tij nuk do të ulen për kohë të gjatë në Bruksel – edhe pse drama pas dorëheqjes së kryeministres Theresa May lë fatin e Brexit në duar të pasigurta.

Zgjedhjet e Parlamentit Europian do të sjellin disa javë dhe ndoshta disa muaj bisedime të vështira rreth asaj se kush do të udhëheqë institucionet e bllokut.

Zyrtarët e BE-së dolën të kënaqur nga rritja e pjesëmarrjes në 51%, nga 43% sa ishte në vitin 2014. Kjo është hera e parë që ka një ngritje prej gati 10% që nga votimet e para të vitit 1979. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne