Zgjedhjet/ Lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut Do ta bëjmë rrogën mbi 500 euro

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fushatën ‘Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë” në Draçevë premtoi se Maqedoninë partie e tij do ta shndërrojë vend për jetesë dhe vend për jetesë më të mirë.

“Mund të themi se kemi arritur diçka kur nuk do të premtojmë se në mandatin tonë do të ketë 500 euro pagë mesatare dhe do të realizojmë shumë më shumë se 500”, thotë Micskoski.

Mickoski thotë se gjatë mandatit të VMRO-DPMNE do të bëhet shumë më shumë në rritjen e BVP-së.

“Maqedonizmi me ekonomi të fuqishme, Maqedoni tigër ekonomik në Ballkan, gjigant teknologji, Maqedonia me arsim të reformuar, Maqedonia me shëndetësi të reformuar dhe të fuqishme me mjekë të motivuar, Maqedoni ku gjyqësia do të akuzojë dhe gjykatës që do të dënojnë me ligj dhe do të jetë të lirë nga trysnitë politike. Maqedoni ku njerëzit ndjehen maqedonas dhe jo të turpërohen të thonë se janë maqedonas dhe me krenari dhe kokën lartë të deklarohen se janë maqedonas nga Maqedonia që flasin gjuhën maqedonase”, tha Mickoski./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne