Zgjedhjet në Bjellorusi frika për një Maydan të dytë

Nga: Pirro Prifti

Në 9 gusht 2020 do bëhen zgjedhjet në Bjellorusi. Në Bjellorusivazhdon të jetë President që nga viti 1994 pra për 26 vjet ishtuquajturi Diktatori i fundit në Europë  Lukashenko.

Bjellorusia është një ish shtet i BRSS më një sipërfaqe prj 207.6 mijë km2,dhe më një popullatë prej 9,4 milion banorë, me njëGDP prej 563.6 bilion dollarë amerikanë, dhe me të ardhura prej 6.744 dollarë amerikanë per capita. Sigurimi i shtetit nëBjellorusi akoma quhet KGB .

Bjellorusia u shkëput nga BRSS pas rënies së komunizmit në1991 dhe u shpall shtet i pavarur, pork a nënëshkruar shumëmarëveshje më Rusinë pas 1991 dhe aktualisht në vitin 2000 është e përfshirë në CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura).

Zgjedhjet e kësaj rradhë janë paraqitur si shumë të rrezikshmëpër Lukashenkon i cili për 26 vjet me rradhë e ka mbajturBjellorusinë me dorë të hekurt duke e privuar popullin e vet ngashumë të drejta dhe liri të  njeriut.

Është e vërtetë se mbi Bjellorusinë është ushtruar presion ngaBE dhe nga SHBA për ta përfshirë Bjellorusinë në BE, porLukashenko i ka rezistuar tundimit edhe për shkak të presionitqë ka nga Rusia për ta mbajtur nën sferën e vet të influencës.

Kjo trysni e dyanshme e ka vënë Presidentin Lukashenko nëvështirësi të madhe sepse i duhet të vendosë se në cilin krah do të shkojë por më e rëndësishmja për të është mbajtja e pushtetitpërsëri sepse humbja e zgjedhjeve të 9 gushtit mund ti shkaktojëatij problem të mëdha familjare dhe personale duke i rrezikuarpushtetin dhe jetën.

Kësaj rradhe kandidati për President tjetër është një grua znj.Svetlana Tikhanovskaya. interesant është fakti se kandiddat përPresident ishte burri i saj por KGB  Bjelloruse e Lukashenkos e futi në burg. Kështu që znj. Svetlana Tikhanovskaya zuri vëndine burrit të saj duke kandiduarpër Presidente. Ajo tha nëintervistë me Oliver Carrol të BBC se ` ne nuk dëshërojmëgjakderdhje, por ne duam ndryshim`. Bashkeshorti isaj që duhejtë ishte kandiddati i vërtetë për president u quajt ngaLukashenko  në mënyrë tallëse si kandidati `brumbull` i opozitës(https://ëëë.aljazeera.com/neës/2020/06/belarus-açuses-russia-election-meddling-seeks-talks-200625121447586.html).

Në fakt ajo nuk përfaqëson gjithë opozitën por kandidati i tretë icili kishte më shumë përkrahje nga opozita bjelloruse z. Viktor Babaryko nuk arriti të kandidoje sepse Komisioni Elektoral e hodhi poshtë kandidaturën e tij. Megjithatë një nga drejtuesit e KGB BJELLORUSE e ka akuzuar z.Babaryko si `kukull` e Rusisë (https://ëëë.independent.co.uk/neës/ëorld/europe/alexander-lukashenko-belarus-election-2020-svetlana-tikhanovskaya-a9642746.html).

Për një kohë të gjatë Presidenti Lukashënko ka shtypur Opozitëndhe ka arrestuar krerët e Opozitës Bjelloruse dhe militant të saj, disa herë nëpërmjet KGB bjelloruse, por kësaj rradhëLukashenko i cili kërkon për të 6 herë të jetë President do ta ketëtë vështirë. Vështirësia qëndron se kësaj rradhe po ndodh njëaktivizim i interesave BE dhe të SHBA si dhe ato Ruse për ta larguar, dhe rusët për ta mbajtur në fuqi.

Ngjarjet kanë rrjedhur më shpejtësi dhe  gjëndja e në Bjellorusipara këtyre zgjedhje është e tensionuar edhe për shkak se KGB bjelloruse arrestoi 30 para ushtarake rusë të cilët në fakt kishinprerë biletat për në Stamboll, por dyshimet u shtuan se përsekëta paraushtarakë rusë të cilët janë në fakt të grupit Ëagner nuku nisën nga Rusia por erdhën në Bjellorusi për të shkuar nëStamboll. Sidoqoftë jo më larg se dje kanë hyrë në Bjellorusiedhe një tjetër battalion mercenarësh që sipas Lukashenkoskërkojnë që të destabilizojnë vëndin  në këtë periudhë tëzgjedhjeve.

Frika për një Maydan të dytë në Minsk, Bjellorusi,- se i parindodhi në Ukrainë kur nga demostratat e shumta në Kiev, Ukrainë u largua nga pushteti Presidenti Ukrainas Viktor Janukovic, ka frikësuar jo vetëm Lukashenkon por edheMoskën, pikërisht për arësye se të gjithë ish aleatët e ish BRSS të Europës Lindore dhe qëndrore i janë larguar influencës rusëdhe kanë hyrë në BE madje edhe pa plotësuar kriteret për të hyrënë kët union të rëndësishëm.

Revolucioni Në Ukrainë i quajtur Maydan për nder të sheshit nëKiev ku u vranë disa qindar protestues, i cili largoi Janukovicinprorus, shkaktoi shqetësim në Rusi sepse presionin i SHBA dheBE mbi ish republikat sovjetike për ti larguar nga dominimi rusështë shumë i madh.

Kështu që përplasjet gjeopolitike midis SHBA dhe dhe BE nganjëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër kanë shqetësuar Moskën se mos përsëritet e njëjta gje edhe në Bjellorusi e cila ka shumërëndësi për Rusinë qoftë për shkak se ishin bërë gati negociatatpër ta përfshirë Bjellorusinë në Federatën Ruse, qoftë sepserruga për në Kaliningrad do të ndërpritet fare, por edhe sepsehumbja e Bjellorusisë dhe kalimi i saj në BE do të shkatërronteidenë e Putinit për një BRSS të re që tashmë ai e quan CIS.

E parë në këtë vështrim  zgjedhjet në Bjellorusi janë tërëndësishme jo vetëm për tu fituar nga Lukashenko por edhe përRusinë për ta mbajtur këtë Republikë ish sovjetike në suazën e Rusisë, por dhe sigurisht edhe për BE e SHBA të cilat duan ta shkëpusin këtë shtet nga influence ruse, dhe kështu Rusisa do tëmbetet e rrethuar nga shtete aspak miqësore me Rusinë.

Kjo i ngjan në një farë mënyre idesë së `Kordonit sanitar` mbiRusinë, e cila u përdor kundër Rusisë sovjetike të Stalinit, Sot gjërat kanë ndryshuar por gjeopolitika amerikane dhe ajoEuropiano-perëndimore për të mos e lënë Rusinë të forcohet, kalulëzuar kohët e fundit duke e ashpërsuar në kulm marëdhënietmidis tyre dhe Rusisë. Kjo edhe për shkak se Rusisa ka forcuarmarëdhëniet me Kinën me të cilën bilanci tregtar Rusi-Kinëështë 200 bilion $ dhe për vitet e ardhëshme mendohet tëdyfishohet.

Lukasheno në intervistën e fundit përmëndi se : `ata vendosënpër të përdorur teknologjitë e revolucionit me ngjyra` nëBjellorusi por kjo nuk do të funksionoje`.

Me fjalën `ata`, Lukashenko aludoi ndoshta jo për Rusinë, porpër perëndimin, kjo edhe sepse grupi Wagner për herë të parë pozbret në Bjellursi dhe mendohet se po përgatitet tëkundërveprojë kundër grupeve perëndimore që mesa duket edheata po përgatisin një gjakderdhjetë madhe si në Ukrainë në 2004, kur Moska e quajti një kundërrevolucion dhe për këtë shkak sikundërveprim, Rusia realizoi zgjedhjet në Krime të cilën i a bashkoi Federatës Ruse, si dhe krijoi në rregjionin e Donbasit tëashtuquajturat Republika të Donetsk People’s Republic (DPR), the Luhansk People’s Republic (LPR).

Me rastin e mercenarëve të arrestuar spikerja e Ministrisë sëJashtme Ruse Zaharova, deklaroj në emër të Federatës Ruse, se Rusia ka marëdhënie shumë të mira më Bjellorusinë dhe nuk iintereson të krijojë destabilitet në Bjellorusi(https://www.rt.com/viral/497044-lukashenko-belarus-destabilization). Në pritje të zgjedhjeve të 9 gushtit nëBjellorusi, të gjitha mediat janë drejtuara se do fitojë njëmandat të shtatë Lukashenko apo do të ndodhë ndryshimi./gazetaimpakt 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne