Zgjedhjet në Suedi, sondazhi nxjerr në epërsi Socialdemokratët

Sondazhi tregon se pothuajse një e pesta e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme në Suedi kanë mbështetur partinë anti-emigrante të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, televizioni kombëtar suedez SVT thotë se sipas sondazhit të saj, zgjedhjet e së dielës tregojnë se partia në pushtet e qendrës së majtë të Socialdemokratëve mbetet forca më e madhe në Parlament.

Sipas sondazhit, Partia Social Demokrate fitoi 26.2 për qind të votave.

Nëse rezultatet e anketave të daljes në zgjedhje janë të njëjta me ato zyrtare, partia e ekstremit të djathtë Demokratët e Suedisë pritet të jenë partia e dytë në Parlament me 19.2 për qind të votave.

Rreth 7.5 milionë qytetarë me të drejtë vote do të përcaktojnë përbërjen e re të Parlamentit Suedez Riksdag, i cili ka 349 vende. Rreth 6.300 kandidatë garuan për një mandat katërvjeçar. Gjasat janë të vogla që cilado nga partitë e vetme të arrijë shumicën prej 175 vendesh.

Zgjedhjet e së dielës janë të parat që kur qeveria suedeze në vitin 2015 lejoi hyrjen e 163.000 emigrantëve në vendin me 10 milionë banorë. Edhe pse ky numër është shumë më i vogël nga numri që ka pranuar Gjermania, kjo megjithatë paraqet numrin më të madh të emigrantëve për kokë banori në njërin nga vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne