Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës/ Artan Hoxha është kandidati i parë për rektor

Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës priten të zhvillohet më 12 qershor. Mësohet se deri më tani Artan Hoxha është kandidati i parë për rektor në Universitetin e Tiranës.

Ky i fundit është aktualisht dekan i Juridikut. Ndërkohë vijon aplikimi normalisht në katër fakultete, tek ai i Ekonomisë, Shkencave-Sociale, Gjuhëve të Huaja dhe Histori-Filologjisë. Raportohet se është bllokuar prej datës 4 maj aplikimi në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Gara për rektor, por edhe anëtarët e senatit, në Universitetin e Tiranës është hapur javën e parë të muajit prill dhe do të mbyllet më 8 maj, pikërisht në muajin kur mbaron edhe mandati i Rektorit aktual të UT-së, Mynyr Koni.

Po kështu, në këtë kohë pandemie zgjedhjet do të zhvillohen pa studentë, të cilët kishin të drejtën e votës, për të votuar si për rektorin, por edhe për senatin./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne