Zgjedhjet pa opozitën, pa vlerë. Por nuk duhen penguar

 

Nga Artan Fuga

E drejta e gjithkujt përfundon atje ku shkelet e drejta e tjetrit.

————————————————-

Kush do që të mos votojë është në të drejtë të tij. Si t’ja dojë qefi.

Edhe ai që nuk do as të zgjidhet dhe as të zgjedhi, edhe ai është në të drejtë të tij. Si ta mendojë.

Edhe partitë që nuk duan të garojnë janë në të drejtë të tyre.

Zgjedhjet pa opozitën sigurisht nuk kanë asnjë vlerë! Kjo është bindja ime. Shkojmë me kokë te muri!

Por, ama ata qytetarë që duan të kandidojnë, ata që duan të zgjidhen, ata që duan të votojnë, duhen lënë krejt rehat, të qetë, të pa shqetësuar nga askush për të shkuar të votojnë si ja u do kokrra e qefit.

Ata nuk kanë përgjegjësi për asgjë, dhe askush nuk ka të drejtë t’u cënojë apo lëndojë liritë e tyre kushtetuese.

Le të jenë këta rrogozhinas, mallakastriotë, lanabregas, beratas, kavajas, çamë, romë, vllehë, skraparlinj, a kushdo!

E drejta e gjithkujt mbaron, përfundon, mbyllet, atje ku preket e drejta e tjetrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne