Zgjedhjet presidenciale në Francë, mbi 26 për qind dalin në votime deri në mesditë

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative në Francë deri në mesditë ishte 26,63 për qind. Kjo pjesëmarrje është shumë më e lartë se ajo në zgjedhjet e vitit 2022, e cila në atë kohë deri në mesditë ishte 18,99 për qind, ndërsa në raundin e parë të javës së kaluar ishte 25,9 për qind.

Më shumë se 43 milionë votues të regjistruan sot kanë të drejtën e votës në qendrat e votimit që u hapën në orën 08:00 për të zgjedhur 501 anëtarët e mbetur të Asamblesë Kombëtare, dhomës më të ulët të parlamentit, për një mandat 5-vjeçar.

Raundi i parë i zgjedhjeve u zhvillua më 30 qershor me një pjesëmarrje prej mbi 65 për qind të votuesve të regjistruar. Rreth 76 kandidatë u zgjodhën në raundin e parë për Asamblenë Kombëtare që ka gjithsej 577 ulëse. Raundi i dytë në ato zona nuk organizohet.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve, Bashkimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) siguroi 29,26 për qind të votave apo 37 ulëse. Aleanca e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) siguroi 28,06 për qind dhe aleanca e qendrës Së Bashku për Republikën, e mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron, përfundoi e treta me pak më shumë se 20,04 për qind të votave.

Një partie apo aleance politike i nevojiten të paktën 289 ulëse për të siguruar një shumicë në Asamblenë Kombëtare. Macron shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme pasi RN-ja siguroi më shumë se 31 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Europian më 9 qershor, duke mundur bllokun e tij qendror./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne