Bota

Zgjedhjet presidenciale, Putin mesazh shërbimeve ruse të inteligjencës

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje shërbimeve ruse të sigurisë që të “ngrenë një pengesë të hekurt” kundër ndërhyrjeve të huaja në politikat e vendit përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

“Ekziston një përgjegjësi e madhe për shërbimet e inteligjencës për të ngritur një pengesë të sigurt kundër ndërhyrjeve të jashtme në jetën tonë shoqërore dhe politike si dhe për të luftuar punën e agjencive të huaja të sigurisë, të cilat po bëjnë gjithçka që munden për të rritur nivelin e aktivitetit të tyre në Rusi“, tha Putin.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një fjalimi tek personeli i sigurisë dhe i inteligjencës. Putin, i cili ka punuar në këtë shërbim përpara se të hynte në politikë, u kërkoi gjithashtu zyrtarëve të “forcojnë kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm” në luftën kundër terrorizmit.

“Agjentët duhet të punojnë për të shkatërruar rrjetet financiare dhe të rekrutimit, dhe për të parandaluar radikalët që të ndikojnë te të rinjtë dhe përhapjen e ideologjisë së urrejtjes, intolerancës dhe gjithashtu nacionalizmit agresiv“, tha ai.

Më parë këtë vit, presidenti rus tha se deri në 7,000 shtetas nga ish-Bashkimi Sovjetik, kryesisht nga rajonet myslimane në Kaukazet dhe Azisë Qendrore, kishin udhëtuar në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.

OPINIONE