Zgjerimi i kolonive sioniste nëpërmjet pastrimit dhe gjenocidit kundër palestinezëve

Një qendër palestineze ka publikuar një raport ku ka theksuar se regjimi sionist ka shtuar veprimet e dhunshme për pastrimin etnik të territoreve të Palestinës duke dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre dhe ndërtimin e kolonive sioniste.

Zyra Kombëtare për Mbrojtjen e Territoreve dhe Rezistencës përball ndërtimit të kolonive sioniste që vepron në kuadër të Organizatës për Çlirimin e Palestinës në këtë raport ka deklaruar se regjimi sionist gjatë javëve të fundit ka filluar një valë të re të pastrimit etnik të territoreve dhe të gjenocidit kundër palestinezëve dhe në këtë kuadër po bënë përpjekje për shkatërrimin e fshatit Khan Al-Ahmar që ndodhet në lindje të Kodsit të shenjtë. Në këtë raport është theksuar se dëbimi me dhunë i palestinezëve nga shtëpitë e tyre rezulton me ndarjen e rajoneve veriore dhe qendrore në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan nga pjesa jugore e këtij rajoni dhe në këtë mënyrë krijohen rrethanat për zgjerimin e kolonive sioniste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne