Zgjerimi i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Iranit, tërbohet Izraeli

Një shkrimtar dhe analist izraelit ka folur për shqetësimin e zyrtarëve të regjimit sionist, pas një vizite të fundit të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit në Turqi në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak gjithëpërfshirës mes dy vendeve.

Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, gjeneralmajor Mohamed Bakeri, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, së fundmi ka zhvilluar një vizitë në Turqi, e cila ka alarmuar Tel Avivin, ku zyrtarët e regjimit sionist kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi zgjerimin e marrëdhënieve ushtarake dhe të mbrojtjes midis Teherani dhe Ankarasë, ka thënë Asaf Gibour, shkrimtar dhe analist izraelit. Ky shkrimtar izraelit në një artikull të tij, duke folur mbi mospajtimet midis Iranit dhe Turqisë karshi krizës gjashtë vjeçare në Siri, ka thënë: Duket se të dy vendet po i afrojnë pikëpamjet e tyre mbi këtë çështje dhe po kthehen në rrugën e forcimit të marrëdhënieve midis tyre.

Dore Gold, ish drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e jashtme të Izraelit dhe i afërt me kryeministrin e regjimit sionist Benjamin Netanjahu, në lidhje me vizitën e gjeneralmajor Bakeri në Ankara dhe zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak midis Iranit dhe vendeve rajonale, posaçërisht Turqinë, ka shprehur shqetësimin e tij ndaj këtyre zhvillimeve, duke thënë se ngjarje të tilla janë të padëshirueshme dhe të pakëndshme për Tel Avivin dhe ka shtuar: Fuqia dhe autoriteti i Iranit në rajon është duke u rritur.

Po ashtu Ariel Khanna, tjetër autor në uebsajtin NRJ, në një artikull të tij ka shkruar: Turqia dhe Irani janë dy fuqi të rëndësishme ushtarake në rajon, të cilat së fundi kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkuar fuqinë ushtarake, si dhe kanë nënshkruar kontrata për naftë dhe gaz natyror.

Gjeneralmajor Mohamed Bakeri, ka zhvilluar javën e fundit një vizitë në Turqi, ku është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, me ministrin e mbrojtjes të Turqisë Nuretin Canikli dhe me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke Hulusi Akar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne