Bota

Zgjerohen sulmet e forcave irakiane kundër bastioneve të ISIS

Komanda për çlirimin e qytetit Tel Afar në Irak njoftoi shtimin e operacioneve të ushtrisë irakiane kundër bastioneve të ISIS në këtë zonë. Abdul’amir Rashid Jarallah,komandant i operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar deklaroi se forcat irakiane nuk do të tërhiqen në asnjë çast derisa ky qytet të çlirohet nga zgjedha e terroristëve të ISIS.

Forcat tokësore të Irakut kanë nisur operacionin për rimarrjen e Tal Afar-it, një prej qyteteve të fundit në vend që mbahet nga grupi terrorist takfirist ISIS. Në një fjalim televiziv, kryeministri Hejdar Ebadi tha se terroristët kishin dy zgjedhje: të dorëzoheshin ose të vdisnin. Ushtria irakiane ka shënjestruar Tal Afar-in pas çlirimit të Mosulit, bastionit kryesor të ISIS, në korrik. Aeroplanët luftarakë të Irakut prej disa ditësh kanë bombarduar bastionet e ISIS në këtë qytet. Vetëm pak orë përpara fjalimit televiziv të kryeministrit, forcat ajrore irakiane shpërndanë fletëpalosje nëpër qytet duke lajmëruar njerëzit të përgatiteshin për sulmin më të fundit. Tal Afar mbahet i rrethuar nga trupat ushtarake dhe forcat vullnetare. Muajin e kaluar, Abdul’amir Rashid Jarallah, komandant i operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar u shpreh se në qytet kanë mbetur jo më shumë se 2,000 terroristë dhe familjet e tyre./ PT

OPINIONE

INTERVISTA