Zgjerohet prania ushtarake e Emirateve të Bashkuara Arabe në Libi

Faqja informative në internet “Arabi 24” të enjten në një raport të saj ka shkruar se ekipi i ekspertëve të OKB në raportin e tij të fundit, ka deklaruar se baza ushtarake dhe aeroporti “Al-Khadim” në afërsi të qytetit Al-Maraxh në lindje të Libisë, është nën kontrollin e forcave ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe aktualisht kjo bazë ushtarake po ndërton objekte të reja dhe po zgjerohet në mënyrë të pazakonshme.

Emiratet e Bashkuara Arabe që nga viti 2011 e më pas, kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje që të kenë një rol aktiv në politikën rajonale të Lindjes së Mesme dhe të zgjerojnë ndikimin e vet në këtë rajon. Libia është një prej vendeve në të cilin kanë hyrë Emiratet e Bashkuara Arabe. Abu Dhabi gjatë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 2011 kundër regjimit të Moamar Ghadafit, gjithashtu ka bashkëpunuar me NATO-n. Libia që nga viti 2014 e më pas, po vuan nga mungesa e një qeverie të fortë kombëtare dhe nga mungesa e sovranitetit kombëtar të unifikuar. Emiratet e Bashkuara në Libi po mbështesin gjeneralin Khalife Haftar dhe qeverinë e Abdullah Al-Thani që ka shtrirë pushtetin e vetë në lindje të këtij vendi dhe në rajonet si Al-Bejda’e, për arsye se Gjenerali Khalifa Haftar dhe qeveria e Abdulluah Thani zhvillon një aktivitet të hapur kundër Vëllazërisë Myslimane në Libi. Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me Arabinë Saudite, po mbështet ushtarakisht ushtrinë kombëtare të Libisë nën komandën e gjeneralit Khalifa Haftar. Në shkëmbim të kësaj mbështetje, EBA ka shtuar praninë ushtarake në Libi. Në këtë kuadër, një faqe e veçantë ushtarake për çështjet ushtarake angleze në fund të vitit 2016, ka deklaruar se EBA në afërsi të qytetit Al-Maraxh që ndodhet 100 km në lindje të Banghazit, ka në dispozicion një bazë ushtarake të sofistikuar nga e cila fluturojnë avionët luftarakë AT-802 dhe dronët. Thuhet se kjo bazë ushtarake e cila administrohet nga oficerë ushtarak të EBA, përdorët për të sulmuar kundërshtarët e gjeneralit Khalifa Haftar në Libi. Faqja informative angleze “Middle East Eye” kohë më parë ka raportuar se forcat ajrore të EBA kanë marrë pjesë në disa sulme ajrore në Libi për të mbështetur forcat e gjeneralit Haftar në lindje të Libisë dhe shumë herë kanë bombarduar pozicionet e grupeve rivale të këtij gjenerali. Mbështetja ushtarake dhe me armatim e EBA ndaj ushtrisë kombëtare të Libisë nën komandën e gjeneral Khalifa Haftar bëhet në kohën kur nga njëra anë OKB me qëllim të parandalimit të gjakderdhjeve më të mëdha në Libi, ka vendosur embargo të armëve ndaj këtij vendi dhe nga ana tjetër qeveria e pajtimit kombëtar e kryesuar nga Fajiz Al-Saraxh, njihet zyrtarisht nga Bashkësia Ndërkombëtar.

Mbështetja e EBA ndaj gjeneralit Khalifa Haftar që bëhet pa informimin dhe pëlqimin e qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë, është bërë shkak që të forcohet pozita e gjeneralit Khalifa Haftar përball qeverisë së pajtimit kombëtar dhe praktikisht kjo qeveri të ndodhet në një pozitë të dobët. Gazeta “The Independent” kohë më parë duke cituar komitetin e ekspertëve të OKB, ka shkruar se mbështetja e EBA ndaj gjeneralit Khalifa Haftar është bërë shkak për forcimin e forcave ajrore të tij dhe gjenerali Haftar me këtë mbështetje ka arritur të marrë nën kontroll tetë baza të rëndësishme ajrore në Libi. Në realitet, kjo politikë e EBA që natyrisht ndiqet edhe nga Arabia Saudite dhe Egjipti, luan rol të madh në forcimin e sundimit dy pushtetar në Libi me të cilin po përballet ky vend që nga viti 2014 e deri më tani. Trekëndëshi Abu Dhabi, Riadi dhe Kajro po bënë përpjekje që në Libi të sjell në pushtet një qeveri të ngjashme me modelin e qeverisë së Egjiptit të kryesuar nga presidenti Abdulfeta Al-Sisi, në Libi që duhet të drejtohet nga gjenerali Khalifa Haftar. Ky model i pushtetit në mënyrë të hapur është në kundërshtim të plotë me demokracinë dhe tregon se EBA, Arabia Saudite dhe Egjiptit kanë armiqësi të hapur me demokracinë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne