Zgjidhet kreu i SPAK, ja kush ëshë prokurori që do të drejtojë strukturën kundër krimit e korrupsionit

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, është zgjedhur kryetar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, e njohur si SPAK, pasi ka arritur të sigurojë më shumë vota se kundërshtarët e tij, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Votimi është bërë nga anëtarët dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prej ku prokurori Kraja ka marrë gjashtë vota, kundrejt Altin Dumanit, i cili ishte dhe kundërshtari më i fortë, por që mori katër vota, ndërsa kandidati i tretë në garë, Edvin Kondili, ka marrë vetëm një votë, atë të kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.

Te Kraja ka prevaluar eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore, ndërsa Gent Ibrahimi votoi Kondilin, pasi ka vlerësuar platformën e tij dhe për faktin se një institucion i ri si SPAK do të kishte një drejtues që s’e ka provuar më parë këtë pozicion, nisur nga fakti që Edvin Kondili nuk ka mbajtur asnjëherë poste drejtuese./BalkanWeb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne