“Zgjidhja kalon nga politikanë me pranga në duar”, mesazhi i Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar. Në një postim mëngjesin e sotëm në “Facebook”, Basha publikon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për përgjimet e publikuara për zgjedhjet e kaluara ndërsa thotë se vetëm zgjedhjet e lira, me një qeveri tranzitore dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

“Ja si hajduti psikik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”, shkruan Basha./Balkanweb

Basha Fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne