Zhduken 146 emigrantë në ujërat bregdetare të Libisë

Si pasojë e mbytjes së një varke me emigrantë në brigjet e Libisë, mbi 146 emigrantë konsiderohen të zhdukur.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Komiasriati i Lartë i OKB për Çështje të Refugjatëve ka deklaruar se 146 emigrantë në mesin e tyre edhe dhjetëra fëmijë dhe gra janë zhdukur si pasojë e mbytjes së një varke me emigrantë në ujërat bregdetare të Libisë. Sipas deklaratave të një të riu 29 vjeç nga Gambia i cili ka arritur të shpëtojë nga mbytja e kësaj varke, kjo varkë ishte nisur ditën e diele nga porti Sabratha në veriperëndim të Libisë. Vlen të theksohet se sipas Organizatës Botërore të Emigracionit, që nga fillimi i këtij viti, rreth 600 emigrantë kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar detin Mesdhe në rrugën e tyre drejt Evropës. Shumica e këtyre emigrantëve ishin nga vendet afrikane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne