Zhduken 15 ushtarë rusë pas përplasjes në Bosfor

Një luftanije ruse është përplasur me një anija mallrash që mbante bagëti në Detin e Zi, në afërsi me Turqinë.

“AP” citoi mediat turke, sipas të cilave 15 ushtarë rusë rezultojnë të zhdukur pas përplasjes. Ndërsa “The Independet” citoi ministrinë ruse të Mbrojtjes tek thoshte se të gjithë 78 anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija. Mësohet se luftanija spiune ruse u mbyt pranë bregdetit turk, pas përplasjes me një anije mallrash. “Hurriyet” tha se sipas ministrisë ruse, ka raportime që thonë se edhe anija kargo është fundosur. Përplasja mes luftanijes ruse dhe anijes transportuese turke ndodhi rreth 40 km në veri-perëndim të Ngushticës së Bosforit. Media turke raporton se në zonë ka mjegull të dendur. Kryeministri turk, Binali Yildirim telefonoi homologun e tij, Dmitry Medvedev, për t’i shprehur hidhërimin për ngjarjen, sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve “Reuters”. Flota ruse në Detin e Zi kalon përmes ngushticës së Bosforit për dërgesa në Mesdhe, kryesisht në Siri. E ndërtuar në Gdansk të Polonisë, “Liman” u prezantua në vitin 1970 dhe, para se t’i bashkohej flotës në Detin e Zi ishte pjesë e flotës veriore të ish-Bashkimit Sovjetik./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne