Zhduken dokumentet sekrete mbi Bin Ladenin nga websajti i CIA-s

Sipas kompanisë mediatike BuzzFeed, dosjet sekrete që lidhen me ish liderin e al-Kaidës janë zhdukur nga sajti i CIA-s amerikane.

Kjo kompani thotë se dosjet mbi operacionin e kryer kundër Bin Ladenit, janë zhdukur vetëm një ditë pas publikimit të tyre. CIA amerikane ka publikuar rreth 4700 dosje dhe dokumente lidhur me Osama Bin Ladenin dhe sulmin ndaj tij në vitin 2011. CIA ka pretenduar se dokumentet janë publikuar në kuadër të informimit publik dhe për rritjen e sigurisë. Zyrtarët amerikanë thonë se bin Ladeni u vra në një operacion të kryer në maj të vitit 2011 në Ejbat Abad të Pakistanit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne