Zhduken pa lënë gjurmë 4 ish shefat e policisë, aksioni u dekonspirua

As Jaeld Çela, as Sokol Bode, as Gjergji Kohila dhe Alban Çela nuk kanë imunitet si Saimir Tahiri, që t’i shpëtojë nga arrestimi. Të katërt u zhdukën nga qarkullimi dhe nuk kanë pritur q ëish vartësit t’i trokasin në derën e shtëpisë për t’i vënë prangat. Largimi nuk ka qenë i vështirë për ish shefat e policies, që janë shpallur në kërkim për dosjen Habilaj, për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Prokuroria i nxorri urdhër-arrestet që në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme, por lëvizja e policisë u bë ngadalë gjatë pasdites. Më vonë gjatë mbrëmjes lajmi për kërkimin e tyre u publikua në media. Mësohet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimin për oficerët e policisë që kishin dijeni për urdhër-arrestet e policisë me dyshimet se aksioni u dekonspirua. Mendohet se ish shefat e policisë tani janë jashtë Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne