Shqiperia

Zhduket djali i ish- kryeplakut të arrestuar për vrasje dhe drogë (Historia)

Prej dy ditësh dy të rinj nga Korça kanë humbur gjurmët duke bërë që familjarët të shkojnë të kërkojnë ndihmë në polici.

Mësohet se Arshin Pilinci 24-vjeç, është djali i ish- kryetarit të fshatit Podgorie, Arben Pilinci dhe Engjell Bezati 25-vjeç, tashmë janë shpallur të zhdukur.

Ata janë kushërinj me njëri – tjetrin, ndërsa familjarët janë shprehur në polici se nuk kanë asnjë dijeni se çfarë mund të ketë ndodhur me ta.

Familjarët dhe policia e Korçës bëjnë thirrje për ndihmë me qëllim që të bien pas gjurmëve të tyre.

Në vitin 2016 Arben Pilinci u arrestua për drogë, ndërsa më herët ka qenë i burgosur për vrasje.

Çfarë ka ndodhur më 2016

Policia e Korçës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Shkëmbimi”, sekuestruan 14 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe ka vënë në pranga në flagrancë 3 shtetas.

Një ndër të arrestuarit ishe edhe ish-Kryeplaku i fshatit Podgorie, Arben Pilinçi, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Arben Pilinci është emër i njohur më parë për policinë. Një 10 janar të 2016 policia kuptoi se kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë, merrej me trafik droge, armësh dhe lëvizte me makina luksoze dhe e shpalli në kërkim.

Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e kryeplakut 44-vjeçar policia zbuloi lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze.

“Në kuadër të këtyre kontrolleve, në operacionin e koduar “Mali i thatë” policia arrestoi Orlind Pilincin me banim në fshatin Podgorie ndërsa shpalli në kërkim babain e tij Arben Pilinci, kryeplak të këtij fshati. 44-vjeçari rezulton se është me precedentë të mëparshëm penale për “vrasje me dashje” dhe armëmbajtje pa leje”, thuhej në komunikatën e policisë.

Sendet e sekuestruar në banesën e kryeplakut më 10 janar 2016

Në lokalin në pronësi të tyre në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesë, u gjetën  dhe sekuestruan në  cilësinë e provës materiale:

1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva,

1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,

32 fishekë luftarakë, të  kalibrit  9 mm,

8 fishekë luftarakë, të kalibrit 7.62 mm,

10  kapsolla detonatore,

4 thika,

1 automjet  tip “Ford” me targa AA 450 CA,

1 automjet  tip “Haner” me targa AA 111 JZ,

6500 Euro, 200 000 lekë,

1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,

1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.