Zhduket në det pranë Karaburunit peshkatari, policia: Ja çfarë ka ndodhur

Një peshkatar 60-vjeçar rezulton i zhdukur prej mbrëmjes së kaluar në Vlorë. Policia deklaron se mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1” ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi M.A., 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji.

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit./Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne