Zhduket pa lënë gjurmë shqiptari në Angli, autoritetet kërkojnë ndihmë për gjetjen e 26-vjeçarit

Një shqiptar është zhdukur në Angli. Mësohet se ai është Bledi Cifliku, 26 vjeç, I cili ka humbur gjurmët prej disa ditësh. I riu shqiptar jetonte zonën Weston-super-Mare, North Somerset.

Kanë qenë familjarët e tij, të cilët kanë bërë kallëzim në policinë britanike. Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e Bledi Ciflikut. Momentalisht nuk jepen të dhëna të tjera nëse Cifliku ishte një emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Britaninë e Madhe apo jetonte ilegalisht./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne