Zheji: Helmimi, atentat ndaj Bashës. Ka prova….

Artur Zheji thotë se reaksioni kimik që ndodhi në mitingun elektoral të Partisë Demokratike ditën e shtunë, kishte për objektiv helmimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kështu shkruan portali i Zhejit “360gradë.al”, duke iu referuar burimeve hetimore. Sipas këtij portali, pluhuri kimik është përhapur në formë gjysmë rrethi me objektiv Lulzim Bashën.

Artikulli i 360gradë.al:

Sipas burimeve të 360grade.al, në mitingun elektoral të PD, objektivi i helmimit ishte Lulëzim Basha.

Kjo nuk është më një hipotezë apo një hamendje, por një pistë, mbi të cilën po hetohet.

Detaji kyç, lidhet me faktin që të gjithë të lënduarit e mitingut, kanë qenë pikërisht ata që gjendeshin më afër podiumit ku ndodhej kryetari i PD, Lulëzim Basha, i cili dhe ai vetë u përfshi në shqetësime të forta që shpërthyen gjatë orës 0.02-0.03 pas mesnate (ose ndërmjet orës 2 dhe 3 të mëngjesit).

Pluhuri apo lënda helmuese është përhapur në formë gjysmë rrethi, duke patur si qendër kryetarin e PD, Basha.

Ky është edhe detaji më i rëndësishëm, që vërteton nëse ka patur një qëllim apo një atentat kimik, objektivi ka qenë kryetari, Lulëzim Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne