Zheji sulmon Baton Haxhiun: Mbërrite deri tek këpucët e Ramës?

Dje Haxhiu botoi një shkrim ku veshjen e Ramës me atlete ‘Adidas’ në një samit ndërkombëtar e shikonte si një simbol të refuzimit estetik që Rama i bënte elitës tradicionale të pushtetit burokratik. “Shumë pak nga bota shqiptare e kanë perceptuar refuzimin estetik të burokracisë dhe distancës higjenike që ka ndërtuar Edi Rama me sojin e elitës pushtetore klasike e tradicionale” shkruante Baton Haxhiu. Ai e shikonte look-un e Ramës si një smbol të anti-establishmentit që gjendet edhe tek politikanë të tjerë si Trump apo Macron.

“Shija e vendosur në veshje dhe fjalime manifeston esencën e asaj çfarë një subjekt dëshiron t’i transmetojë botës. Në rastin e Ramës: të ecë si burokrat i rëndomtë, duke respektuar rregullat e mërzitshme konvencionale të unifromës pushtetare, apo të vishet ashtu si ndjehet komod, si njeri i lirë, njëkohësisht me qëllimin për t’i bërë të fala botës: se as mënyra si qeverisin njerëzit nuk është statike, nëse po – duhet të ndryshojë. Dhe mesazhi i Ramës ka këtë kuptim: Në vendin tim, po, duhet të ndryshojë”shkruante ai!

Por këtë rreshtim estetik pro Kryeministrit nuk e ka duruar dot një nga kritikët e tij më të ashpër të kohëve të fundit, Artur Zheji. Në faqen e tij 360Gradë.al ai është kundërpërgjigjur, se lavdërimi për veshjen është i ngjashëm për mbylljen e syve për mëkatet e Ramës: “Sepse ashtu si more sëfundi nën shqyrtim këpucët, more në shqyrtim dhe mbrojtje edhe kanabisin që nuk ishte sipas teje, dhe ngite lart, edhe qeverisjen e dështueme 4 vjeçare 2013-2017 dhe ju vërsule gojëhidhur kundërshtarëve politikë të tij. Por hajt mo, kjo edhe haej deri diku.

Por këpucëkomentimi, jo”! shkruan Zheji.

Pastaj ai vazhdon:“Këpucëkomentimi i kryeministrit, nga dashuria apo nënshtrimi, më duket një tregues për nivelin ku po rrokullisemi, në këtë greminë qesharake, që na largon nga besimi i njerzve. Këtë këpucëkomentim, mund ta bënte si mëkat fillimkariere ndonjë zonjushë e pamartuar apo ndonjë gazetarzog i sapo dalë veze, nën urdhër të pronarit maskara, por nga Batoni nuk e prisja kursesi….E pra, pash Zotin!, Baton, si mundesh sot ti, Batoni i ironisë së hollë, të komentosh këpucët e Ramës dhe të marrësh nën mbojtje huqet e tij, deri në nivelin e këpucëve sportive me ngjyra apo pa ngjyra”, thotë Zheji në shkrimin e tij të fortë kundër Haxhiut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne