Zhirinovski: Turqia të anëtarësohet sa më parë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait

Kryetari i Partisë Liberal Demokrate të Rusisë (LDPR), Vladimir Zhirinovski, deklaroi të hënën se Turqia duhet të bëhet një orë e më parë anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Në një prononcim për gazetarët përpara Parlamentit rus (Duma), Vladimir Zhirinovski komentoi miratimin e anëtarësimit të plotë të Pakistanit dhe Indisë në këtë organizatë, vendim i marrë gjatë Samitit të Liderëve të SCO-së javën e kaluar në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit; ndërsa më pas u ndal mbi debatet rreth anëtarësimit të Turqisë.

“Planet për të fituar anëtarë të rinj në Organizatën e Bashkëpunimi të Shangait duhet të përshpejtohen. Në këtë kontekst, SCO-ja duhet të zgjerohet sa më parë të jetë e mundur falë Turqisë, Iranit dhe Afganistanit, vende këto që aspirojnë të bëhen anëtare të organizatës”, theksoi Zhirinovski, ish-nënkryetari i Dumës dhe aleat i ngushtë i Presidentit rus, Vladimir Putin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne