Zhvatën miliona me emigracionin në Kanada, kërkohen 18 vite burg për Lule dhe Adela Makashin

Prokuroia shqiptare ka kërkuar 10 vite burg për Lule Makashin dhe 8 vite burg për vajzën e saj, Adela Makashin, të cilat zhvatën në bashkëpunim me mashtrim 225 qytetarë shqiptarë duke u premtuar emigracion dhe punësim në Kanada. Pagesat që kanë marrë nisnin nga dymijë deri në dhjetëmijë dollarë kanadezë për person.

Lule Makashi, 52 vjeçe dhe e bija 28 vjeçe, kishin ngritur agjensinë e punësimit Ande-LM dhe prej vitesh luanin rolin e seksereve duke dërguar shqiptarë jashtë vendit për studim ose punësim.

Të dyja u ndaluan nga Policia në Rinas në 27 prill 2016, pasi ishin shpallur në kërkim. Më datë 25.04.2016 në D. V. P. Tiranë qenë paraqitur qytetarë të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se shtetesja L. M. dhe e bija e saj shtetasja A. M, i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne