Zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem është provokim kundër myslimanëve, thotë Hamasi

Lëvizja islamike e rezistencës palestineze Hamas, e ka dënuar ashpër vendimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për të lëvizur ambasadën e saj në Jeruzalemin e pushtuar në maj, duke e përshkruar masën si “provokative” për të gjitha muslimanët dhe shtetet arabe.

“Masa për të zhvendosur ambasadën amerikane që përkon me 70 vjetorin e Ditës së Nakbës (Dita e Katastrofës), kur mijëra palestinezë u dëbuan me forcë nga forcat e regjimit izraelit në vitin 1948, është një agresion i paster kundër popullit palestinez”, tha për shtypin televiziv në një intervistë ekskluzive në qytetin e Gazës ditën e shtunë zëdhënësi i Hamasit, Abdullatif al-Qanou.

Ai shtoi: “Gjithashtu kjo është një lëvizje provokative kundër të gjithë muslimanëve dhe arabëve dhe një sulm i qartë kundër vendeve të respektuara si nga muslimanët ashtu dhe nga të krishterët. Hamasi beson se një vendim i tillë do të dështonte që të ndryshonte status quonë e Jeruzalemit. ”
Zëdhënësi i Hamasit Abdullatif al-Qanou
Qanou e konsideroi administratën amerikane dhe regjimin izraelit “plotësisht përgjegjës për çdo pasojë të vendimit të padrejtë dhe racist kundër Jeruzalemit”. Ai kritikoi lëvizjet armiqësore dhe skemat e Uashingtonit për të bllokuar çështjen palestineze.

“Ne po paralajmërojmë pr një shpërthim të jashtëzakonshëm në rajonin e Lindjes së Mesme, i cili do të synojë regjimin okupator izraelit. Ne i bëjmë thirrje të gjitha shteteve muslimane që të përballen me Izraelin dhe ti ndalojnë këto vendime të tilla”, vuri në dukje zëdhënësi i Hamasit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Autoritetit Palestinez Yousef al-Mahmoud e ka përshkruar vendimin e SHBA-së për ta lëvizur ambasadën nga Tel Avivi për në Jeruzalem si sulm kundër popullit palestinez dhe vendeve arabe si dhe një përpjekje e qëllimshme për të lënduar ndjenjat e tyre”.

“Ky veprim përbën një shkelje të qartë të rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe shkel të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare”, tha Mahmoud.
Zëdhënësi i Autoritetit Palestinez Yousef al-Mahmoud

Ai shtoi se “(Presidenti i SHBA-së Donald) Trump ia dha të tjerëve qytetin tonë të shenjtë arab, i cili do të jetë kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez në të ardhmen. Ky hap është i pashembullt dhe mund të shpjegohet vetëm me arrogancën e okupimit dhe kolonializmit “.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Turqisë, në një deklaratë të lëshuar të shtunën tha se vendimi i SHBA-së për të lëvizur ambasadën e saj në Jeruzalem ishte “shumë shqetësues” dhe tregoi këmbënguljen e Uashingtonit për të prishur paqen.

“Turqia do të vazhdojë përpjekjet e përbashkëta me shumicën e bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat legjitime të palestinezëve përballë vendimit të SHBA-së, gjë që është jashtëzakonisht shqetësuese”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha të premten se Uashingtoni planifikon që të hapë ambasadën në Jeruzalem në muajin maj.

Territoret e pushtuara palestineze kanë dëshmuar një valë të re tensionesh që kur Trump njoftoi vendimin e tij më 6 dhjetor vitin e kaluar për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi për në qytetin e pushtuar.

Zhvendosja dramatike e politikës së Uashingtonit nxiti demonstrata në territoret e pushtuara palestineze, Iran, Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak, Marok dhe vendet e tjera muslimane.

Më 21 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë votash në favor të një rezolute që i bënte thirrje SHBA-së të tërheqë njohjen e diskutueshme të Jeruzalemit si kryeqytetin izraelit.

Në një përpjekje për të shmangur rezolutën, Trump kishte paralajmëruar se po vëzhgoheshin të gjitha vendet që do votonin pro rezolutës dhe kërcënoi vendet që do e mbështesnin masën, e cila më parë u perball me një veto të SHBA- së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë Izraeli e hodhi poshtë rezolutën e OKB-së, duke falënderuar Trumpin për vendimin e tij për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Më 18 janar, SHBA nuk iu përmbajt një premtimi për të kontribuar me 45 milionë dollarë në Agjencinë e OKB-së për Ndihma dhe Punë për Refugjatët e Palestinës në Lindjen e Afërme (UNRWA), e cila mbështet më shumë se 5 milion refugjatë të regjistruar palestinezë.

Njoftimi për prerjen e ndihmës ndaj refugjatëve palestinezë erdhi pasi presidenti amerikan bëri një kërcënim për të ndërprerë ndihmën ndaj agjensisë palestineze të refugjatëve të OKB-së.

Në një seri mesazhesh në Twitter më 2 janar, Trump tha se SHBA i jep “palestinezëve qindra miliona dollarë në vit” dhe ende nuk “vlerësohet dhe respektohet”.

“Pse duhet tu japim gjithë këto shuma të mëdha kur ata palestinezët nuk kanë vullnet që të flasin për paqe?” tha ai./press/Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne