Zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë seminari “Lufta kundër intolerancës, diskriminimit dhe urrejtjes”

Sot është mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë seminari “Lufta kundër intolerancës, diskriminimit dhe urrejtjes”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Kuvendin e  Shqipërisë . Qëllimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i dialogut për mundësitë e përmirësimit të legjislacionit kundër intolerancës, diskriminimit dhe urrejtjes, zbatimin  dhe monitorimin efektiv të tij.

Në seminar morën pjesë Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Ambasadori Claus Neukirch, z. Gvozden Flego, anëtar nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik znj. Albana Vokshi, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi znj. Irma Baraku, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të organizatave të shoqërisë civile, vendase dhe të huaja, medias. Këtij aktiviteti iu bashkuan të rinj të Lëvizjes Evropiane dhe shqiptare “Jo Urrejtjes”.

Çështjet e trajtuara në seminar kishin në fokus rolin e parlamentit në procesin ligjvënës dhe monitorues, edukimi mbi tolerancën, mos – urrejtjen, barazinë para ligjit, anti-diskriminimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri etj. Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, në fjalën e saj u ndal tek përmirësimi i kuadrit ligjor për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimin. Sipas znj. Hysi, gjuha e urrejtjes është një aspekt shqetësues në ditët tona. “Nga publikimi i raportit 5 të ECRI-it, Kuvendi i Shiqipërisë ka ndërmarrë disa reforma si ajo në drejtësi që adreson më mirë aksesin në drejtësi për viktima. Fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi  do të mundësojë trajtim të barabartë dhe pa diskriminim të viktimave të diskrinimit.  Ligji për pakicat kombëtare i miratuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë është një hap më tej në mbrojtjen e pakicave në Shqipëri. Ndërkohë, në proces shqyrtimit parlamentar është projektligji “Për ndihmën ndihmën juridike dhe Kodi i Sjelljes së deputetëve, – u shpreh ndër të tjera zëvendëskryetarja e Kuvendit znj. Vasilika Hysi.foto 2

Më tej znj. Hysi u ndal edhe tek roli i Kuvendit në këtë proces duke theksuar:  nevojën e fuqizimit të parlamentarëve për të përmirësuar legjislacionin dhe mekanzimat që veprojnë në fushat e parandalimit të intolerancës, diskriminimit dhe urrejtjes. Parlamenti luan një rol të veçantë në procesin e zbatimit të rekomandimeve të mekanizmave monitorues vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe rekomandimet e Komisionit Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI)”.

Gjithashtu znj. Hysi solli në vëmendje rekomandimin e 15 të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) “Për të luftuar gjuhën e urrejtjes”,  i cili sjell një qasje të re dhe më gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik znj. Albana Vokshi u shpreh se intoleranca dhe gjuha e urrejtjes nuk përputhen me vlerat e Këshillit të Evropës. “Ashtu siç parashtrohet në kartën e Angazhimit për Anëtarësim në Aleancën Parlamentare kundër Urrejtjes (Strasburg, 29.1.2015): gjuha e urrejtjes, intoleranca, pavarësisht shkakut, përbëjnë një problem serioz që prek të gjitha vendet e Evropës dhe të gjitha nivelet e shoqërisë, e nuk përputhen me vlerat e Këshillit të Evropës e duhet dënuar”,- u shpreh znj. Vokshi duke shtuar se Këshilli i Evropës duhet të vijojë të nxisë qeverinë në Tiranë për ta parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe intolerancën.

Z. Gvozden Flego, anëtar nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në fjalën e tij në këtë seminar u shpreh se toleranca është një tregues i përgjithshëm i pjekurisë tonë. “Diskriminimi pozitiv i pakicave është metoda më efektive për të parandaluar tiraninë e shumicës. Demokracia është e ndërtuar mbi pluralizmin dhe elementi i tij jetik është toleranca. Me intolerancën e kemi minuar demokracinë e cila është deri më tani regjimi më i njohur politik”,- u shpreh z. Flego.foto 1

Ndërsa, përfaqësuesi i Delacionit të Bashkimit Europina (BE) z. Stepen Stork u shpreh se kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin është gjerësisht në linjë me standardet e Bashkimit Evropian. “Në Shqipëri, gjuha e urrejtjes duhet të rregullohet për të siguruar mbrotjen e dy principeve: lirinë e shprehjes dhe ndalimin e intolerancës dhe dhunës”,- u shpreh përfaqësusi i BE-së.

Konkluzionet e këtij seminari, rekomandimet e ECRI-it në raportin e  tij për Shqipërinë (2015) si dhe rekomandimet e  Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të institucioneve të pavarura, veçanërisht të Avokatit të Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, të përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të adresohen në veprimtarinë e përditshme të Kuvendit të Shqipërisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne