Zidane hyn në historinë e Real Madrid

Zidane është bërë trajneri i parë në histori të Real Madridit që e ka mbyllur një vit kalendarik me pesë trofe.

Real Madridi e ka mposhtur 1:0 Gremion për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës për Klube dhe për të hyrë në histori.

Zinedine Zidane bëhet trajneri i parë në histori të Los Blancos që fiton pesë trofe në një vit kalendarik (La Liga, Liga e Kampionëve, Superkupa e Evropës, Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Botës për Klube).

Ai la prapa Carlo Ancelottin që kishte fituar katër trofe (Copa del Rey, Superkupën e Evropës, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne