Zimbabve – Mugabe jep dorëheqje

Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe, një javë pas ndërhyrjes ushtarake bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Letra e dorëheqjes së Presidentit Mugabe është lexuar në Parlament me ç’rast ka nisur edhe hetimi ndaj tij.

Duke vënë në dukje se vendimin për dorëheqjen e ka marrë vullnetarisht, Mugabe ka thënë se vendimi u shkaktua nga shqetësimi i popullit të Zimbabves për mirëqenien e tyre dhe dëshirën për të ndryshuar autoritetin pa asnjë problem.

Nga ana tjetër, Lovernore Matuke nga partia në pushtet ka deklaruar se brenda 48 orëve në detyrën e Presidentit do të emërohet Emmerson Mnangagwa, i cili ka kaluar në krye të partisë në pushtet.

Mnangagwa i kishte bërë thirrje Muagbes që të dëgjonte popullin dhe të japë dorëheqje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Gjatë momentit që arriti letra e dorëheqjes, parlamenti po përpiqej të përcaktonte emrat e komisionit për të shqyrtuar propozimin e hetimit të paraqitur nga partia qeverisëse, Uniteti Kombëtar Afrikan – Fronti Patriotik i Zimbabve (ZANU-PF).

Robert Mugabe lindi në vitin 1924. Ai qeverisi për 37 vjet Zimbabvenë, një ish-koloni britanike, e cila para pavarësisë ka patur emrin Rodezia Jugore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne