Zjarr bie në Laboratorin Kombëtar Bërthamor të SHBA-së, duke ngritur frikën për “ndotës” radioaktivë

Një zjarr në një laborator kyç bërthamor të SHBA-së në Karolinën e Jugut ka ngritur frikën e përhapjes së “ndotësve” radioaktivë në zonën përreth.

Një zjarr në Laboratorin Kombëtar të Lumit Savannah brenda kompleksit të gjerë të Lumit Savannah, që ndodhet në juglindje të Augustës, Karolina e Jugut, ka ngritur frikën e përhapjes së “ndotësve” radioaktivë.

Zjarri të mërkurën në sitin federal bërthamor, i cili luan një rol kyç në ruajtjen e arsenalit bërthamor të Amerikës dhe përpunimin e tritiumit për kokat luftëtake dhe komponentë të tjerë kyç për bombat bërthamore të SHBA-së, ndezi një reagim emergjent.

Gjendja e jashtëzakonshme në kompleksin bërthamor u shpall në orën 17:39 me kohën lokale (21:39 GMT) dhe u hoq në orën 21:45.

Zyrtarët në kompleksin bërthamor njoftuan se operacionet e shuarjes së zjarrit kishin përfunduar, duke vënë në dukje se një person pësoi lëndime të lehta dhe se nuk u zbuluan ndotës radioaktivë jashtë objektit.

Pas rënies së zjarrit, punonjësit u evakuuan urgjentisht dhe u zhvendosën në strehë “si masë paraprake”.

Trafiku ajror, hekurudhor dhe lumor u kufizua në zonë.

Më parë të mërkurën, zyrtarët kishin këshilluar banorët që të qëndronin të sintonizuar me lajmet lokale për përditësime mbi çdo veprim që mund t’u duhej të ndërmerrnin.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende.

Siti i Lumit Savannah menëxhohet nga një palë kontraktorësh privatë: laboratorin nga Battelle Savannah River Alliance dhe siti i mbrojtjes nga Savannah River Nuclear Solutions, LLC.

Objekti, i cili u themelua në vitet 1950, prodhon tritium dhe karburant bërthamor. Ai gjithashtu ruan uraniumin dhe plutoniumin e përdorur për armët bërthamore të SHBA-së.

Siti strehon si laboratorin kombëtar ashtu edhe një kompleks mbrojtjeje të mbikëqyrur nga Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore (NNSA) gjysmë autonome dhe Departamenti i Energjisë i SHBA-së.

Siti i Lumit Savannah është gjithashtu në zemër të përpjekjeve të qeverisë amerikane për të rivendosur prodhimin masiv të kokave luftëtake bërthamore të SHBA-së. Sigurimi i rezervave bërthamore është një nga misionet kryesore të NNSA-së.

NNSA i dha së fundmi sitit dritën jeshile për të nisur ndërtimin me shkallë të plotë të një objekti të madh për prodhimin e bërthamave të plutoniumit – bërthamat shpërthyese të armëve bërthamore moderne – që pritet të kushtojë afërsisht 23.5 miliardë dollarë, sipas botimit tregtar Exchange Monitor.

Zona e laboratorit të sitit, ku ndodhi zjarri, fokusohet kryesisht në kërkimet në këtë fushë./presstv.co

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne