Zjarr dhe shpërthime në Vatikan

Një zjarr është pasuar me disa shpërthime të fuqishme pranë një parkingu të veturave të vjetra në Vatikan, shkruan e përditshmja italiane “La Republica”.

Raportohet se zjarri kishte kapluar një veturë në një hekurishte ku janë vendosur shumë vetura të vjetra, por ky zjarr brenda pak minutave është zgjeruar në gjithë hapësirën. Policia ka bllokuar rrugët kryesore në këtë zonë për t’i mundësuar qarkullim të lirshëm ekipeve emergjente, ndërsa edhe linjat e trafikut urban janë ndërruar për shkak të zjarrit. Shpërthimet i kishin raportuar disa dëshmitarë të rastit, derisa policia ka siguruar zonën dhe ka bërë të ditur se bateritë e veturave mund të jenë ato që kanë shkaktuar shpërthimin. Një numër i madh i qytetarëve ishin në rrugë në ato momente të cilët u tmerruan kur panë një re të madhe tymi, gjë që krijoi kaos duke i detyruar shumë njerëz të ngujohen në shtëpitë e tyre, ndërsa si masë preventive janë evakuuar banorët e tri ndërtesave. Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, derisa ekipet e zjarrfikësve janë duke u munduar ta shuajnë zjarrin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne