Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Nr.1 të qytetit të Durrësit e njohur ndryshe si Zona e Vollgës.
Zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa atje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.
Janë të paktën dy mjete për shuarjen e zjarrit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuar djegien e banesës.