Zjarr i madh në një hangar në Portin e Bejrutit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një hangar që ndodhet në Portin e Bejrutit në Liban.

Ndërkohë në zonë vazhdon dërgimi i automjeteve të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në hangar.

Po ashtu prej mase një muaji në portin e Bejrutit vazhdojnë punimet për heqjen e rrënojave dhe gjetjen e trupave të pajetë që janë ende të zhdukur.

Shpërthimi në Portin e Bejrutit

Më 4 gusht në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Presidenti libanez, Aoun deklaroi se shpërthimi është shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejrutit për 6 vitet e fundit.

Si pasojë e këtij shpërthimi humbën jetën 191 persona dhe mbi 6.000 të tjerë janë plagosur dhe se disa persona janë zhdukur.

Për shkak të pretendimeve për neglizhencë lidhur me shpërthimin, në rrugët e Libanit u mbajtën protesta për ndëshkimin e përgjegjësve.

Kryeministri libanez, Hassan Diyab në ditën e tretë të protestave më 10 gusht njoftoi dorëheqjen e tij.

Presidenti Aoun, në vend të kryeministrit Diyab që dha dorëheqje më 10 gusht pas protestave që u zhvilluan si reagime kundër shpërthimit në Portin e Bejrutit i dha mandatin për formimin e qeverisë së re, Mustapha Adib.

Libani i cili po përjeton një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë e tij, u vendos në një siutatë edhe më të vështirë me shpërthimin në Portin e Bejrutit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne