Shqiperia

Zjarr i madh në Velipojë, përhapja e flakëve rrezikon disa banesa

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në vendin e quajtur Maja e Zezë, në Velipojë.

Flakët kanë vënë përpara bimësinë e zonës, ndërsa përhapja e tyre rrezikon disa banesa të cilat ndodhen në vendin e quajtur Mali Kolaj.

Për të shuar flakët janë angazhuar disa banorë të zonës dhe efektivë të policisë, por tereni vështirëson punë e tyre.

Për shuarjen e flakëve janë njoftuar edhe emergjencat civile si dhe struktura të tjera, ndërsa po shihet edhe mundësia për të ndërhyrë me helikopter nga ajri. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit./tpz

OPINIONE