Zjarr në banesat e Prrenjasit: Ka të lënduar

Tre shtëpi janë përfshirë nga flakët natën e kaluar në Prrenjas, duke shkaktuar edhe të lënduar.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke lënë të pastrehë 17 banorë të Qukësit. Në luftë me flakët kanë mbetur të plagosur edhe një çift, të identifikuar si Besnik dhe Nafie Alliu, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Ka nisur hetimi për zbardhjen e shkakut të zjarrit./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne