Zjarr në banesat sociale në Tiranë, nuk dihen shkaqet

Një apartament në banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Raportohet se zjarri ka shpërthyer në kuzhinën e apartamentit në katin e tretë, por ende nuk dihet shkaku.

Sipas raportimeve thuhet se njerëzit janë evakuuar nga baneset për shkak se rrezikonin asfiksinë dhe se nga zjarri nuk ka të dëmtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur sakaq edhe zjarrfikëset, duke e vënë zjarrin në kontroll. Pritet që pas hetimeve të zbulohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në Shkozë ka rënë zjarr në një banesë sociale i cili është fikur nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne