Bota

Zjarr në kampin e civilëve në Idlib, humbin jetën 3 fëmijë

Si pasojë e një zjarri në kampin Kefernuran në qytetin Idlib të Sirisë ku janë strehuar civilët e zhvendosur me detyrim, humbën jetën 3 fëmijë.

Deri tek zjarri erdh si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazi në kampin që ndodhet në fshatin Barissa në veri të Idlibit. Mësohet se kanë ndërhyrë ekipet e Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha).

Ekipet e Mbrojtjes Civile vunë nën kontroll zjarrin pasi transportuan në vend të sigurtë banorët e kampit.

Pas shuarjes së zjarrit u gjetën trupat e pajetë të 3 fëmijëve të moshës nga 1 deri në 6 vjeç.

Si pasojë e zjarrit gjithashtu u bënë të papërdorshme tre çadra ndërsa një çadër tjetër u dëmtua./AA

OPINIONE

INTERVISTA