Zjarr në kufirin Bullgari-Turqi

Ekipet intervenuese raportohet se nuk po mund të marrin nën kontroll një zjarr që është përhapur në një territor prej 500 hektarësh në rajonin bullgar Losovo i cili ndodhet përballë rajonit turk Hazabeyli në kufirin Bullgari-Turqi.

Prefektura e rajonit Hasköy, e përafërt me rajonin Leskovo, ka shpallur situatë fatkeqësie, ndërsa zjarri ka kaluar Lumin Tundzha dhe po përparon drejt qyteteve Topolovgrad dhe Svilengrad.

Guvernatorja e rajonit Haskovo, Stefka Zdravkova, në një deklaratë për shtyp theksoi se zjarri nën ndikimin e erës është afruar pranë fshatit Prisadetz të Topolovgrad.

Pas thirrjes së prefekturës, ekipet zjarrfikëse që punojnë në terren kanë kërkuar ndihmë nga ushtria për fikjen e zjarrit. Mësohet gjithashtu se edhe popullata e rajonit po ndihmon zjarrfikësit.

Instituti Kombëtar i Metrologjisë dhe Metereologjisë sot shpalli alarimin e rrezikut nga zjarri për shkak të erërave të fuqishme dhe tempertaturave ekstreme të larta në 14 rajone në Bullgari./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne