Zjarr në Malin e Cakranit në Fier, 20 forca zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr masiv ka rënë në një zonë pyjore në Malin e Cakranit, në vendin e quajtur “Gurët e Zezë”. Rreth 20 forca zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje nga Fieri dhe Patosi. Zjarrfikëset po punojnë për neutralizimin e flakëve. Zjarri momentalisht nuk rrezikon banesa ose zona ullishtesh.

Nga zjarri janë djegur rreth 3-4 hektarë me pisha të zeza. Ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në këtë zonë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne