Zjarr në një kamp refugjatësh në Greqi, vdesin një grua dhe një fëmijë

Të paktën një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të shpërthyer në kampin Moria në ishullin Lesbos të Greqisë.

Sipas lajmeve në mediat lokale, gjatë protestës së një grupi i cili dëshiron të zhvendoset nga kampi Moria, që njihet me kushtet e këqija, ka shpërthyer zjarr në njërën nga konteinerët. Një grua dhe një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e zjarrit.

Ndërkohë, mes refugjatëve dhe policëve ndodhi përleshje pasi refugjatët u përpoqën që të pengojnë ekipet zjarrëfikëse që kishin arritur në kamp për të shuar zjarrin.

Refugjatët që përpiqeshin të marrin nën kontrollë zyrat administrative të kampit të sulmuan forcat e sigurisë me gurë dhe shkop, ndërsa policia intervenoi me shok bomba dhe gaz lotsjellës.

Kryetari i Komunës së Lesbosit, Stratis Kitelis, në deklaratën për kanalet televizive greke, theksoi se situata në ishull është e tensionuar. “Kjo natë do të jetë e veshtirë”, tha ai.

Ai duke shprehur shqetësimin se dhuna në kamp mund të përhapet edhe jashtë, tregoi se ka kërkuar mbështetje policore nga kryeqyteti Athinë.

Ndërkohë, mediat greke njoftuan se dy njësi të forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë dërguar nga Athina në Lesbos me avionët C-130.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarëve, Lefteris Ikonomou, është nisur në Lesbos bashkë me kryetarin e policisë greke për të koordinuar ngjarjet në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne