Shqiperia

Zjarr në një pallat në Burrel, alarmohen 50 familje

Kati i parë i një pallati në qytetin e Burrelit në të cilin nuk banonte njeri u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit, por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtepijake të papërdorshme.

Burimi: BalkanWeb