Zjarret në Athinë, të paktën 50 të vdekur

Zjarret e nxitura nga erërat e forta nëpër pyjet pranë kryeqytetit grek, Athinë, kanë marrë jetën e të paktën 50 personave dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar, duke përfshirë disa në gjendje të rëndë.

Ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet. Mediat lokale raportojnë se ekipet e shpëtimi që janë duke punuar nëpër zonat e djegura thanë se në dritën e parë kishin gjetur trupat e më shumë se 20 personave të mbledhur në një vend pranë një plazhi.

Autoritetet greke të shëndetësisë nuk mundën të konfirmojnë rritjen e numrit të vdekjeve, pasi trupat ende nuk kishin arritur në spitale./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne