Zjarret në Greqi, vjen dorëheqja e parë

Zv/Ministri grek i Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas  dha dorëheqjen për shkak të zjarrit në afërsi të Athinës ku humbën jetën më shumë se 90 persona.

Në deklaratën e bërë nga kryeministria e Greqisë zinte vend shprehja: “Kryeministri pranoi dorëheqjen e Toskas dhe e falënderoi atë për shërbimet e dhëna gjatë detyrës së tij në vite”.

Në deklaratë bëhet e ditur se Toskas dhe Kryeministri, Aleksis Cipras zhvilluan një mbledhje ku Nikos Toskas ridorëzoi letrën e dorëheqjes së paraqitur javën e kaluar dhe Cipras e pranoi dorëheqjen.

“Ashtu siç jam shprehur edhe më parë, katastrofa natyrore dhe humbja e kaq shumë jetëve i ka dhënë fund dëshirës time për të vazhduar punën” tha Toskas.

Në deklaratën e bërë një javë më parë në lidhje me fatkeqësinë e zjarreve, Toskas kishte thënë: “Për shkaqe ndërgjegjeje i ofrova kryeministrit dorëheqjen time por duke bërë të ditur se dorëheqja nuk është e drejtë gjatë vazhdimësisë ndaj përpjekjeve për situatën, ai nuk e pranoi atë”.

Zjarri që ra në 23 korrik në një pjesë të pyllit në lindje të Athinës dhe që u përhap me shpejtësi në vendbanime për shkak të erës së fortë shkaktoi mbi 90 të vdekur.

Në këtë ngjarje u plagosën edhe mbi 180 persona. Gjithashtu rreth 2 mijë shtëpi u dëmtuan dhe qindra automjete u shkrumbuan.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne