Shqiperia

Zjarri në fabrikë, OSHEE: Digjet një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re

Zjarri në fabrikën e riciklimit të mbetjeve paraditen e sotme, nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme vetëm në këtë biznes, por edhe në rrjetin e energjisë elektrike.

OSHEE njofton se është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re me Mëzezin

“Për shkak të rënies së zjarrit te fabrika e riciklimit, është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re dhe Mëzesin. Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për masat e ruajtjes së sigurisë. Raportohet për një kabinë të djegur plotësisht si dhe kemi stakuar dy fidera 105 dhe F13 për masë sigurie”, njofton OSHEE.

OPINIONE